Sport

Tifozët zgjedhin golin e Ronaldos si më të bukurin e sezonit në Evropë

Descriptive Text

Goli i Cristiano Ronaldos në çerekfinale të sezonit të shkuar të Ligës së Kampionëve është zgjedhur goli më i bukur i vitit në Evropë nga lexuesit e faqes zyrtare të UEFA-s.

Goli i ish-sulmuesit të Real Madridit ndaj Juventusit, tash ku edhe luan, mori 197496 vota.

Golin e dytë më të bukur e shënoi Dimitri Payet i Marseillet në humbjen nga RB Leipzig, teksa vendi i tretë i takoi Eva Navarros së Spanjës për golin në finalen e evropianit për të reja kundër Gjermanisë.