Sport

Mourinho deklarohet pas humbjes turpëruese nga Tottenhami

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, ka thënë se ekipi i tij është i bashkuar, pavarësisht formës së dobët në Premier Ligë.

Pas humbjes 0 me 3 në shtëpi në xhiron e tretë, Unitedi mbetet me vetëm tri pikë teksa shtohen spekulimet se “Special One” mund të shkarkohet.

“Nuk e di çka shkoi keq. Golat janë vitamina dhe golat erdhën për shkak të lodhjes. Hymë në pjesën e dytë duke u brengosur pse s’po fitonim, dhe më pas pësuam dy gola të shpejtë e kjo ishte tejet e lodhshme. Të gjithë që e kanë parë ndeshjen e dinë se jemi të bashkuar. Djemtë nuk do ët jepnin gjithçka që dhanë nëse s’do të ishin të bashkuar. Mendoj se është koha të ndalim të pavërtetat”, ka thënë ai duke mohuar raportimet se ka ftohur raportet me disa lojtarë, përfshirë Paul Pogban.