Sport

Emery pret më shumë nga Ozili

Trajneri i Arsenalit, Unay Emery, pret më shumë nga mesfushori Mesut Ozil.

Spanjolli ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me 29-vjeçarin, por e pranoi se pret shumë më shumë nga ylli i skuadrës.

Turko-gjermani e humbi ndeshjen e së shtunës kundër West Hamit, pasi ankohej se është ftohur dhe është hera e shtatë brenda këtij viti që Ozil ankohet për problemin e njëjtë.

Me kontratën e re te Arsenali, Ozil përfiton 350 mijë euro në javë dhe kontrata ishte nënshkruar në kohën sa ishte trajner Arsene Wenger.

Arsenali nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, ku në 3 ndeshjet e para ka shënuar 1 fitore dhe ka pësuar 2 humbje.