Sport

Interi heq dorë nga interesimi për Modriqin

Interi duket i tërhequr nga interesimi për mesfushorin e Real Madridit, Lluka Modriq.

Modriqi nuk është më objektiv i Interit.

Drejtori sportiv i “Nerazzurrëve”, Piero Ausilio ka shpjeguar se klubi italian ka lënë pas vetes tentimet për blerjen e mesfushorit të Real Madridit, transmeton ksp.

“Modriq kush? Interi është në rregull”, u shpreh ai pas ndeshjes me Torinon në Serie A.

“Në ekip ka vend edhe për Joao Marion”, theksoi Ausilio.