Sport

Klubi i njohur gjerman po shikon të gjejë talente të zbulimit të lojtarëve

Sfida, siç e sheh Jonas Boldt, është se futbolli më nuk ka sekrete. Nuk ka territore të papërshkuara, nuk ka gurë të palëvizur dhe nuk ka xhevahir të fshehur.

Ai e di, si shembull, se goditja që bëri e që i transformoi karrierën, vështirë se do të mundë të ndodhte tash, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Boldt rrugëtimin e tij e nisi si praktikant te klubi i fëmijërisë, ndërsa tani është drejtor sportiv i Bayer Leverkusenit, njërit prej klubeve më të mëdha në Gjermani. Bota ka ndryshuar tepër shumë, thotë ai, është bërë tepër e vogël dhe tepër e zënë.

Në vitin 2007 Boldt ishte ende në mesin e të 20-ave, ndërsa kishte kompletuar masterin në administrim biznesi dhe në menaxhim sportiv dhe po ashtu kishte bërë dy periudha të punës praktike te Bayer Leverkuseni. Ai vendosi të kalonte pak kohë në Amerikë të Jugut me qëllim që të mësojë gjuhën dhe të marrë, siç thotë ai, “përvojë jetësore”.

Në Leverkusen, detyra e tij kryesore ishte të ndërtonte një bazë të të dhënave me të gjitha informacionet që klubi kishte për transferimet potenciale dhe ai e bëri këtë mjaftueshëm mirë sa që ra në sy të Michael Reschkes, menaxher sportiv i Leverkusenit.

Kështu që kur Boldt e informoi klubin se do të vendoset në Buenos Aires të Argjentinës, Reschke i tha atij se klubi do t'i japë honorar për të përcjellë ndonjë lojtarë argjentinas që mund të jetë në interes të klubit.

Boldt kaloi gjashtë muaj duke mësuar spanjisht për katër orë në mëngjes dhe duke shikuar ndeshje pasdite.

Si Brazili, edhe Argjentina është vend mjaft i mirë për “gjah” për klubet evropiane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)