Sport

Dua ta zotëroj hapësirën time

Albana Arifi është e lindur në Suedi. Ka ndjekur dhe studiuar kurse të teologjisë. Është hendbolliste e ligës së parë elitare të Suedisë.

Ajo është lojtare e përfaqësueses se Suedisë në të gjitha grupmoshat, nga U15 deri në U20 me të cilat ka arritur të jetë medaliste olimpike për juniorë, por edhe medaliste në kampionate evropiane e botërore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka vendosur t`i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare.

Së fundi ka nënshkruar kontratë me ekipin “Lugi” nga Lundi dhe synon që me të ta fitojë kampionatin suedez.

Arifi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Sporti është një formë e aktivitetit trupor. Aktivitet, i cili shpesh e ka për qëllim garimin në mes njerëzve apo grupeve të njerëzve, dhe synim me fitue apo me pasë një performancë më të mirë se të tjerët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)