Sport

Zyrtare: Mikaile Tmusic në KB Prishtina

Klubi basketbollist i Prishtinës ka bërë përforcimin e radhës, transmeton koha.net.

Ky klub ka marr në radhët e tyre, Mikaile Tmusic, i cili deri tani ka luajtur për KB Bashkimin, me të cilët ka fituar edhe tituj dhe ishte shumë i rëndësishëm për klubin prizrenas.

Këtë e ka bërë të ditur KB Prishtina, nëpërmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, ku kanë shkruar:

“Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic është transferimi i radhës i Prishtinës.

Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i ekipit prizrenas që arriti të fitonte titullin e tyre të parë.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Mikaile Tmusic, gjithashtu këtë vit debutoi edhe për Kosovën në kualifikimet për botërorin, Kina 2019.

Mirësevjen në shtëpinë e kampionëve, Mikaile”