Sport

City “shkel” Huddersfieldin, shkëlqen Aguero

Manchester City ka shënuar një fitore të thellë përballë Huddersfieldit në Premier Ligë.

Kampioni anglez ishte i pamëshirshëm duke shënuar fitore prej 6 me 1, transmeton Koha.net.

Aguero shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre golash, kurse u ndihmua nga Silva e Gabriel Jesus që shënuan nga një gol. Kurse një autogol e shënoi Kongolo.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Stankoviq.