Sport

Trepça ‘89 e Liria, skuadrat më aktive në afatin kalimtar

Descriptive Text

Të premten ka përfunduar afati kalimtar veror për Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat më aktive të verës kanë qenë mitrovicasit e Trepçës ’89 dhe Lirisë, që kanë transferuar nga 17 futbollistë secila, transmeton KTV.

Ish-kampionia e Superligës, Trepça ’89, ka afruar futbollistët, shtatë futbollistë të huaj, të tjerët janë nga Shqipëria e Kosova, ndërsa më i njohuri është Gëzim Rusi që vjen nga Gjilani.

Liria nga ana tjetër, e ka rikthyer në ekip Blendi Memajn, Liridon Fetahajn, Fatih Karahodën dhe ish-kapitenin Robert Gjeraj, derisa ka angazhuar edhe lojtarë nga Shqipëria.

Kampionia në fuqi e Superligës, Drita, ka afruar 10-të futbollistë ku spikat ardhja sulmuesit Betim Haxhimusa nga rivali lokal, Gjilani.

Nënkampionia dhe fituesja e Kupës, Prishtina, mori nëntë futbollistë, dyshen nga Gjilani Thaqi e Bekteshi, Ahmet Haliti nga Feronikeli, Argjend Mustafa, si dhe talentin e Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenica.

Ndërkohë, ekipet e tjera, Llapi, Feronikeli dhe Gjilani kanë marrë nga 12-të futbollistë, Ferizaj që u rikthye në Superligë 13 lojtarë, Flamurtari 11, Drenica e Ballkani nga 10-të futbollistë, kurse më pak aktiv ka qenë KEK-u, që ka marrë vetëm 3 futbollistë, edhe pse sivjet erdhi në Superligë.