Sport

Schalke pas Marios

Schalke është ekipi i radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin portugez Joao Mario, duke iu bashkuar konkurrencës së Sevillas, Real Betisit e Rubin Kazanit, transmeton KTV.

Portugezi i kushtoi “Nerazzurrëve” të Interit, 40 milionë euro nga Sportingu në verën e vitit 2016, por nuk e gjeti veten në formacion dhe sezonin e kaluar, ishte i huazuar te West Hami.