Sport

Serie A me shpenzime të mëdha

Klubet e Serisë A italiane kanë harxhuar 1.14 miliardë euro në afatin kalimtar veror, duke e zënë vendin e dytë pas Premier Leagues, ndërsa vitin e kaluar kishin harxhuar 907 milionë euro.

Në përgjithësi, shpenzimet janë rritur për 25 përqind, me italianët që zënë vendin e dytë pas ekipeve të Premier Leagues, që kanë harxhuar 1.42 miliardë euro, transmeton KTV.

Juventusi e ka hapur kuletën më së shumti, duke harxhuar 250 milionë euro, me 100 milionë euro që shkuan te Real Madridi për Cristiano Ronaldon.

40 milionë u dhanë për Joao Cancelon, 40 milionë të tjera për Douglas Costan dhe 35 milionë euro për Leonardo Bonuccin. Ekipi i dytë me më së shumti harxhime në Serie A, është Roma që ka shpenzuar 136 milionë euro për 13 transferime, por falë shitjeve të Alissonit e Radja Nainggolanit, financat mbetën të balancuara.