Sport

Chelsea “mbret” i Londrës, mposht Arsenalin

20:21 - Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në derbin e nxehtë londinez ndaj Arsenalit.

Skuadra nga Stamford Bridge e nisi për mrekulli takimin duke krijuar epërsi prej dy golash për 20 minuta, transmeton Koha.net.

Spanjollët Pedro e Morata shënuan për Chelsean, pas asistimeve nga bashkëkombësit e tyre, Alonso e Azpilicueta.

Në vazhdim Arsenali u kundërpërgjigj për mrekulli duke barazuar shifrat me dy gola të shpejtë, në minutën e 37 dhe 41.

Mkhitaryan shënoi golin e parë, e më pas asistoi për Iwobin që barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë më efikas ishte Chelsea, që arriti të gjejë rrugën e golit përmes Marcos Alonsos, i cili në minutën e 81 e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit pas asistimit nga Hazardi.

Pas dy xhirove Chelsea ka 6 pikë, e Arsenali pa pikë, pasi edhe ndeshjen e parë kishte humbur derbin ndaj Cityt.


Arsenali barazon shifrat ndaj Chelseat

19:20 - Pas disavantazhit prej dy golave, Arsenali ka arritur të barazojë shifrat në derbin lokal ndaj Chelseat.

Në minutën e 37 Mkhitaryan shënoi për të ngushtuar epërsinë, e katër minuta më vonë mesfushori armen asistoi për Iwobin që barazoi shifrat.

Pedro e Morata i kishin shënuar golat për Chelsean.


Chelsea dyfishon epërsinë ndaj Arsenalit 

18:46 - Chelsea ka kaluar në epërsi në derbin e sotëm ndaj Arsenalit.

Skuadra e Sarrit e nisi për mrekulli takimin e sotëm duke shënuar në minutën e 9 përmes sulmuesit spanjoll, Pedro, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Marcos Alonso.

Kurse epërsinë e dyfishoi Morata me golin e shënuar në minutën e 20.


Formacionet zyrtare: Chelsea – Arsenal

Java e dytë në Premier Ligë e sjellë derbin londinez ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.

Ndeshja nis në ora 18:30, me Chelsean që e nisi mbarë sezonin, e me Arsenalin që e humbi ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt.

Formacionet janë këto:

Chelsea:

Image

Arsenal:

Image