Sport

“Ronaldo nuk e bën Juventusin klubin më të mirë në botë”

Descriptive Text

Transferimi i Cristiano Ronaldos mund ta ndihmojë Juventusin të ngushtojë disavantazhin në cilësi me top klubet evropiane, megjithatë nuk e bën klubin më të mirë të Evropës dhe nuk i garanton sukses në Ligën e Kampionëve, thotë Lothar Matthaus.

33 vjeçari këtë verë braktisi Real Madridin për t’u bashkuar me kampionin italian, transmeton Koha.net.

“Ronaldo më nuk është në moshën më të mirë për një futbollist. Mendoj se ai do të fokusohet në Ligën e Kampionëve. Atje mund të shfaq performancat e tij më të mira, dhe e bëri vjet edhe me Realin. Juve tani është më afër top klubeve me dominim absolut në Evropë, por s’do të thosha se Juventusi është në krye të klubeve elitare për shkak se ka marrë Ronaldon”, është shprehur ish-lojtari i Bayernit dhe Interit, raporton Goal.

Ai gjithashtu sheh një garë shumë të fortë për titull të Serie A, me Interin e Napolin si rivalët kryesorë të “Zonjës së Vjetër”.