Sport

MAPL financon 5 fusha sportive në fshatra të Ferizajt

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa , kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “Ndërtimi i 5 fushave të sportit në fshatrat Pleshinë, Sazli, Dramjak, Sojevë dhe Muhoc” në Komunën e Ferizajt, transmeton Koha.net.

Mbështetja e MAPL-së për financimin e projekteve kapitale, do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës, ndërsa, janë nënshkruar marrëv1eshje mirëkuptimi me komunat, Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosove, Kaçanik, Pejë, Gracanicë, Podujevë, Gjilan, Suharekë, Kamenicë dhe Zubin Potok.