Sport

Superiorja nis me dhunë të tifozëve, Skënderbeu fiton derbin ndaj Partizanit

Descriptive Text

Ndeshja hapëse e Superligës së Shqipërisë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Derbi i sotëm ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit solli edhe një skenë jo të mirë ndërmjet tifozerive rivale, që u përleshën sonte në stadium, transmeton Koha.net.

Në minutën e 65 ndeshja u ndërpre për shkak se tifozeritë filluan një përleshje një stadium , dhe më pas ndeshje rifilloi pasi sigurimi arriti të qetësojë turmat.

Rrahje masive ndërmjet tifozëve të Skënderbeut e Partizanit

Skënderbeu arkëtoi pikët e plota nga ndeshja e parë, pasi në minutën e 90+14 nga penaltia u tregua i saktë Muzaka, që i dha fitoren ekipit të tij.