Sport

Beckhami realizon ëndrrën amerikane

Ylli i futbollit anglez dhe botëror David Beckham, është shumë afër ta themelojë klubin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane, ekipi i ri i ish-lojtarit të Anglisë, do të quhet

“Internacional Club de Futbol Miami”, transmeton KTV.

Ëndrra e Beckamit për ta udhëhequr një klub në ligën e futbollit amerikan MLS, do të realizohet në vitin 2020 dhe sipas gjitha gjasave Florida City, do të jetë shtëpia e re e klubit të anglezit.