Sport

De Bruyne zyrtarisht jashtë fushës për tre muaj

Manchester City ka bërë të ditur se Kevin de Bruyne, do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

Mesfushori belg ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë, gjatë stërvitjeve me klubin anglez, transmeton KTV. 

Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi ka njoftuar se belgu do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

“Ne mund të konfirmojmë se De Bruyne, ka pësuar një lëndim të ligamentit lateral në gjurin e tij të djathtë. Nuk kërkohet asnjë operacion, por mesfushori pritet të jetë jashtë fushave për rreth tre muaj”, thuhet në njoftimin e Cityt.