Sport

Klopp: Askush nuk largohet nga Liverpooli pa dhënë unë leje

Jurgen Klopp ka thënë se largimi i Ragnar Klavanit nga Liverpooli ende nuk është finalizuar, ndërsa insiston se asnjë lojtar nuk largohet nëse ai mendon se dobësohet ekipi.

Mbrojtësi estonez, Klavan është afër transferimit te Cagliari në Serie A për 2 milionë funte, pasi nuk ka më vend për të në skuadrën e trajnerit gjerman, transmeton Koha.net.

“Së pari nuk kam dëgjuar se gjithçka është finalizuar, prandaj s’mund të them asgjë rreth kësaj. Por, në përgjithësi mund të them se që njerëzit të largohen duhet të ketë dobi për të tri palët. Asnjë lojtar s’do të mund të largohej nëse unë s’do ta lejoja. Nëse ai largohet do të thotë se unë kam thënë po, kështu janë gjërat”, është shprehur Klopp në konferencë për media.

Ai e ka lavdëruar mbrojtësin Joe Gomez, i cili në mungesë të Joel Matipit e Dejan Lovren është partner i Virgil van Dijkut në qendër të mbrojtjes së “Të Kuqve”.