Sport

Sarri pret shumë nga “fantastiku Kovaçiq”

Mateo Kovaçiq pritet të debutojë me Chelsean në derbin lokal kundër Arsenalit të shtunën, e trajneri i tij Maurizio Sarri pret shumë nga mesfushori i talentuar kroat.

Kroati u bashkua me Chelsean në formë huazimi nga Real Madridi.

“Mendoj se Mateo do të jetë shumë i dobishëm për ne. Ai është një lojtar shumë teknik. Momentalisht ai duhet të punojë. Mendoj se nuk është ende i gatshëm për 90 minuta, por ndoshta nesër do të luajë për 30 minuta”, është shprehur Sarri, raporton Goal.

Ai më tutje ka shtuar, “pres shumë nga ai, sepse për mua ai është një lojtar fantastik. Sipas meje ai mund të përmirësohet edhe më tepër”.