Sport

Mbrojtësi i Barçës kalon në Itali

Descriptive Text

Sassuolo ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Marlon, por klubi katalonas ka në kontratë opsionin për riblerje.

23-vjeçari ka kaluar në Itali për gjashtë milionë euro, me gjashtë të tjerë si bonuse nëse ai bën 50 paraqitje për Sassuolon.

Barça ka opsionin për riblerje dhe 50 për qind të shumës së ndonjë transferi të mundshëm në të ardhmen.