Sport

Chelsea synon t’ia rrëmbejë Romës drejtorin sportiv

Descriptive Text

Roman Abramovich ka vendosur të bëjë ndryshime në sektorin drejtues sportiv të klubit për të zëvendësuar ish-drejtorin sportiv, Michael Enemalo, i cili kaloi te Monaco kohë më parë.

Emri i parë që miliarderi rus e mendon është ai i Monchit, drejtori sportiv i cili po lë gjurmë edhe te Roma, duke u konfirmuar si një nga më të mirët në pozicionin e tij në Evropë.

Gjithsesi, ai nuk është i vetmi pasi në listën e shkurtër me tre emra janë edhe dy ish-lojtarë të “bluve”, Juliano Belletti dhe Michael Ballack.

Për ta marrë si drejtor sportiv, Monchin është interesuar edhe Manchester United.