Sport

Llapi përforcohet me Ermal Krasniqin

Descriptive Text

Sulmuesi Ermal Krasniqi tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Llapit, ka konfirmuar klubi kosovar përmes faqes në Facebook.

“Talenti i cili në një moshë të re ka arritur të realizojë 31 gola për një edicion do jetë një freski për sulmin e ekipit. Ermal Krasniqi, 19 vjeç, i lindur më 07.09.1998 luan si sulmues i krahut. Ai ishte pjesë e Feronikelit ku luajti si junior, ndërsa sezonin e fundit luajti për Ujëvarën e Malishevës duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës”, thuhet në konfirmimin e Llapit, transmeton Koha.net.

Krasniqi është pjesë e skuadrës nga fillimi i përgatitjeve ku ka realizuar edhe 4 gola gjatë ndeshjeve kontrolluese dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me të si një lojtar mjaft produktiv dhe premtues sulmin e skuadrës.