Sport

Wengeri dëshiron të mbajë lojtarët britanikë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka paralajmëruar se klubi do të tentojë të mbajë shumicën e lojtarëve britanikë që ka në dispozicion.

Klubi londinez ende nuk është marrë vesh për kontratat e reja me Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin, dy lojtarë që kanë vetëm edhe 18 muaj kontratë.

Përveç tyre, Wengeri ka thënë se është e rëndësishme për klubin që të sigurojë katërshen britanike, Aaron Ramsey, Alex Oxlade-Chamberlain, Jack Wilshere dhe Kieran Gibbs.

“Ende kemi një grup të lojtarëve të rinj, por duhet t’i mbajmë të gjithë”, ka thënë Wenger, raporton The Telegraph.

“Kemi Ramseyn, Chamberlainin, Wilshere, Gibbs. Duhet të marrim vendim për këta lojtarë dhe t’i mbajmë së bashku”.