Sport

Jusuf Tortoshit i dorëzohet licenca e parë e ndërmjetësuesit në futboll

Descriptive Text

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ia ka dorëzuar trajnerit Jusuf Tortoshi licencën e parë të ndërmjetësuesit në futboll.

Nga sot, futbollistët dhe klubet mund t’i drejtohen trajnerit Tortoshi rreth transferimit të futbollistëve, pasi ai e ka këtë të drejtë, transmeton KTV.

“Kjo zeje dhe këto licenca i kanë munguar gjatë kohë Kosovës, ndaj ne sot jemi të kënaqur që po e bëjmë licencimin e parë e aq më parë kur ky është një person i duhur dhe me nam në futbollin e Kosovës, siç është trajneri Tortoshi. Ne do të vazhdojmë të përgatisim edhe kuadro tjera gjithnjë në funksion të zhvillimit sa më të madh të futbollit të Kosovës në të gjitha segmentet”, ka thënë kryetari Ademi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar se në këtë drejtim janë licencuar edhe individë dhe kompani tjera për ndërmjetësim.