Sport

Serie A i afrohet Premier Ligës për shpenzime

Kampionati italian, Serie A, ka bërë hap të madh sivjet për t’u rikthyer në mesin e top-ligave botërore duke bërë transferime marramendëse.

Për të dytin vit radhazi është tejkaluar shumë e një miliard eurove të investuar për afrimin e lojtarëve të rinj, duke mbetur i vetmi kampionat mes 5 më të rëndësishmëve të Evropës që i përafrohet shpenzimeve marramendëse të ekipeve të Premier League.

Kur kanë mbetur vetëm pak nga fundi i sesionit veror të kësaj merkatoje, klubet e Serisë A kanë shpenzuar 1 miliard e 5.9 milionë euro, shifër që gjithsesi mund të tejkalojë atë të verës së kaluar, kur u shpenzuan 1 miliard e 37.73 mln euro.

Ekipet angleze të Premier Ligës kanë shpenzuar gjatë verës një miliard e 400 milionë euro, ndërsa shumë më mbrapa mbeten La Liga spanjolle me 778 milionë euro; Bundesliga gjermane me 447 milionë euro, e në fund Ligue 1 e Francës me 405 mln euro, transmeton tch.

Juventusi është ekipi që ka shpenzuar më së shumti në Itali. Bardhezinjtë kanë hedhur gati çerekmiliard euro (234.9 milionë euro) në total, duke përfshirë këtu edhe 40 milionët e derdhura në arkën e Bayern Munchen për të blerë përfundimisht kartonin e Douglas Costa. Dy blerjet më të kushtueshme të kësaj vere në Itali janë pikërisht ato të bëra nga Juve, mbi 100 milionë euro për Ronaldon dhe 40.4 milionët e investuara për Cancelo.

Roma dhe Napoli mbajnë aktualisht vendet e tjera të podiumit. Verdhekuqtë kanë shpenzuar 112.95 mln euro për 12 blerje në total, përfshi Nzonzin, ndërsa Napoli ka shpenzuar 95.5 mln euro.

Pasojnë më tej dy skuadrat e Milanos, Interi me 85.5 mln euro dhe Milani me 81 mln euro

Renditja e skuadrave sipas shpenzimeve në miliona euro:

1. Juventus 234,9

2. Roma 112,6

3. Napoli 95,5

4. Inter 85,5

5. Milan 81

6. Torino 49

7. Lazio 43

8. Genoa 40,2

9. Udinese 36

10. Atalanta 33

11. Bologna 31,8

12. Fiorentina 31,5

13. Sampdoria 31,1

14. Sassuolo 30,7

15. Cagliari 22,5

16. Empoli 14,7

17. Parma 12,7

18. Spal 9,95

19. Chievo 6,55

20. Frosinone 3,7

Transferimet më të kushtueshme drejt Serie A gjatë verës (deri tani)

1. Cristiano Ronaldo 100 milionë (nga Real Madrid te Juve)

2. Joao Cancelo 40,4 (nga Valencia te Juventus)

3. Radja Nainggolan 38 (nga Inter te Roma)

4. Leonardo Bonucci 35 (nga Milan te Juve) e Mattia Caldara 35 (nga Juve te Milan)

5. Fabian Ruiz 30 (nga Betis te Napoli)

6. Steven N’Zonzi 26,65+4 bonus (nga Sevilla te Roma)

7. Alex Meret 25 (nga Udinese te Napoli)

8. Javier Pastore 24,7 (nga PSG te Roma)

9. Simone Verdi 23+2 (nga Bologna te Napoli)

10. Lautaro Martinez 22+3 (nga Racing te Inter)