Sport

Për herë të parë derbi madrilen në Superkupën e Evropës

Real Madridi do të tentojë të mërkurën mbrëma të bëhet ekipi i parë që fiton tri herë rresht Superkupën e Evropës.

Reali në ndeshje për Superkupë në Tallinn të Estonisë do të përballet me rivalin lokal Atletico Madridin. Është hera e parë në histori të Superkupës së Evropës që përballen dy skuadrat madrilene. Real Madridi është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico është fituese e Ligës së Evropës.

Real Madridi në përballjen e parë zyrtare futet me ndryshime të mëdha pas fundit të stinorit të kaluar.

Trajneri Zinedine Zidane u largua pasi udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të tretë rresht në Ligën e Kampionëve. Po ashtu nga Reali u largua edhe superylli Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në histori të Realit. Ronaldo iu bashkua në verë Juventusit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)