Sport

Peja në telashe me borxhet

Peja nuk ka kryer obligimet financiare ndaj FIBA-së dhe FBK-së, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, të martën.

Klubi pejan është në telashe të mëdha për shkak të borxheve të mëdha, për kontratat e pakryera ndaj lojtarëve të huaj, të cilët kanë fituar rastet dhe tani FIBA i bën presion edhe klubit edhe FBK-së.

Federata, përmes një njoftimi, bën të ditur se KB Peja nuk i ka përmbushur kriteret për regjistrim për edicionin e ri deri më 10 gusht. Kështu FBK-ja ka kërkuar nga Peja që deri më 15 gusht të sjellë dëshmi që i ka kryer obligimet ndaj FIBA-së dhe FBK-së, në të kundërtën klubi do të veprojë sipas propozicioneve dhe rregullores së garave.