Sport

Ligat ekskluzive të sportit vetëm në Kujtesa

Përveç kanaleve më ekskluzive të televizionit kabllor digjital, Kujtesa ofron llojllojshmëri të kanaleve të cilat plotësojnë shijet dhe kërkesat e secilit anëtarë të familjes.

Mirëpo, sa i përket ndeshjeve dhe ligave më të rëndësishme, sportin do ta mbani në mend përmes Kujtesës.

Përsëri, Kujtesa ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e ligave më të mëdha dhe të shikuara në botë, të cilat janë:

Champions League

Një nga garat më prestigjioze në botë për klubet në futbollin evropian. E luajtur nga klubet më të suksesshme të futbollit në Evropë, ku zgjidhet vetëm një Kampion.

Europa League

Gara e dytë më e rëndësishëm për klubet europiane, pas Ligës së Kampionëve. Klubet kualifikohen në UEFA Cup duke u bazuar në performancën e tyre në ligat nacionale dhe garat e kupave.

Super Liga Turke

Süper Liga Turke është ligë profesionale turke për klubet e futbollit të Turqisë, 18 klube konkurrojnë çdo vit, ku vendoset 1 kampion dhe 3 klubet promovohen ose largohen nga Liga.

Bundesliga

Bundesliga është liga kryesore e Gjermanisë në futboll. Bundesliga përbëhet nga 18 skuadra, ku vendoset 1 kampion dhe 2 klubet promovohen ose largohen nga Liga.

Kupa e Mbretit - Copa Del Rey

Copa del Rey ose Kupa e Mbretit është një garë vjetore e kupës së futbollit për ekipet spanjolle të futbollit. Është vendi ku ekipet nga të gjitha divizionet e futbollit spanjoll luajnë dhe konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për trofeun.

NBA

NBA është një ligë profesionale e basketbolli për meshkuj në Amerikën e Veriut; e përbërë nga 30 ekipe. Ajo konsiderohet si liga kryesore/më e fortë e basketbollit profesional të meshkujve në botë.

Euroleague Basketball

EuroLeague është liga për klubet profesionale të basketbollit të nivelit më të lartë evropian; e përbërë nga 16 ekipe më të mira Europiane.

Këto liga transmetohen ne kanalet: KSport1, KSport2, KSport3, KSport4 si dhe KSport5 në platformën Kujtesa, të cilat i gjeni edhe në formatin High Definition.

*Artikull i sponsorizuar nga Kujtesa