Sport

Mbi 5 mijë bileta të shitura deri tash për Superkupë

Mbi pesë mijë bileta janë shitur deri tash për Superkupën e Kosovës në futboll.

Ndeshja, ku përballen Drita dhe Prishtina, zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Zyrtarja për medie e Federatës së Futbollit e Kosovës, Diturie Hoxha, ka thënë se deri tash janë shitur mbi 5000 bileta me Lindjen që është shitur gati e gjitha. Ajo ka thënë për Koha.net se në pjesën veriore dhe atë jugore janë shitur rreth 70 për qind të biletave, teksa kanë mbetur bileta pa shitur edhe në pjesën perëndimore aty ku çmimet janë më të larta.

Çmimet për Perëndim janë 5 dhe 10 euro, teksa për VIP 50 euro. Biletat në Veri dhe Jug kushtojnë nga dy euro.