Sport

Lovren mungon tri javë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka njoftuar se mbrojtësi Dejan Lovren mund të mungojë deri në tri javë për shkak të problemeve me legen.

Lovren sezonin e shkuar pati 43 paraqitje për të “Kuqtë” dhe ndihmoi Kroacinë për të arritur finalen e Botërorit.

Liverpooli nisi sezonin e ri në Premier Ligë me fitoren 4 me 0 ndaj West Hamit.