Sport

Chelsea nuk dorëzohet për Biglian

Chelsea raportohet se nuk është dorëzuar në ndjekjen e mesfushorit të Lazios, Lucas Biglia.

Argjentinasi 31-vjeçar po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij në kryeqytetin romak dhe bisedimet për kontratë të re akoma s’kanë nisur.

Sipas “Calciomercato”, Antonio Conte është fans i madh i lojtarit dhe do ta monitorojë situatën nga afër

Po ashtu raportohet se klubi i ka vënë çmimin 30 milionë funte për lojtarin.