Sport

Albian Ajeti shënon golin më të shpejtë në kampionatin zviceran

Në një ndeshje të shkëlqyeshme me shumë kthesa, FC Basel më në fund ka arritur të fitojë ndaj ekipit të FC Sion me rezultat 3: 2.

Pas vetëm 45 sekondave, sulmuesi shqiptar i FC Baselit, Albian Ajeti ka dëshmuar se po bëhet fjalë për një golashënues të rrezikshëm që po bëhet tmerr i portierëve kundërshtarë.

Futbollsiti i Baselit Zuffi e ka pranuar një top në zonën e rreptësisë të cilin ia ka pasuar Albian Ajetit dhe natyrisht se sulmuesi shqiptar nuk lëshon raste të tilla, duke vendosur topin në pjesën e djathtë të rrjetit.

Më vonë u zhvillua një betejë e vërtetë në fushë, me ç’rast FC Sion i Pajtim Kasamit arriti ta barazojë rezultatin në 2:2 që zgjati deri në minutën 71.

Atëherë, futbollisti Widmer ka dashur ta shërbejë me top Albain Ajeti, por ka ndërhyrë futbollisti kundërshtar që ka shënuar një autogol dhe ka vendosur rezultatin përfundimtar, 3:2 në më të mirë të FC Basel.

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Marcel Koller, tashmë FC Baseli ka shënuar tri fitore radhazi nga tri ndeshje të luajtura, duke paralajmëruar se do të jetë njëri ndër favoritët për titullin e kampionit./albinfo.ch