Bakayoko nesër vizitat mjekësore te Milani

Bakayoko nesër vizitat mjekësore te Milani

12 gusht 2018 20:40

Tiemoue Bakayoko tashmë është një ish-lojtar i Chelseat dhe lojtari më i ri i Milanit.

I lënë në stol dje gjatë ndeshjes Huddersfield-Chelsea, Tiemoue Bakayoko është bindur përfundimisht që nuk bën më pjesë në planet e Sarrit për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht për këtë arsye, ka dhënë miratimin e tij për mbylljen e negociatave me Milanin dhe nesër pritet të mbërrijë në Itali, për të kryer vizitat mjekësore.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një huazim me të drejtë blerjeje për 38 milionë euro vitin e ardhshëm, ndërsa paga vjetore është marrë përsipër nga kuqezinjtë, transmeton tch.

Bakayoko do të jetë dhurata e radhës për Gattuson, që pas Higuainit në sulm, Caldarës në mbrojtje dhe Reinës në portë, tani ka edhe një mesfushor cilësor në dispozicion.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme