Sport

Shatri, trajneri që mban statistika për veten dhe të tjerët

Fidan Shatri nuk ka me çka të mburret për karrierën e tij si basketbollist. Ka vetëm tre vjet karrierë në rangje të ulëta të basketbollit kosovar. Luajti si i ri për klubin e basketbollit nga qyteti i lindjes, Istogu. Por Shatri sot qëndron me kokën lart. Është trajneri më i suksesshëm në konkurrencë të femrave, por edhe i pari që është licencuar nga FIBA për mbajtje të statistikave online gjatë ndeshjeve.

Ai mburret me sukseset që ka arritur si drejtues i skuadrës nga bankina, shkruan Koha Ditore.

Për nëntë vjet, sa edhe punon si trajner i femrave, 32-vjeçari ka arritur ta fitojë katër herë titullin e kampionit dhe dy herë trofeun e Kupës. Gjitha këto suksese i ka arritur duke drejtuar klubin Sigal Prishitna.

"Ka nëntë vjet që punoj me basketbolliste. Kemi kaluar sfida të ndryshme bashkë me Elvira Dushkun, që atëbotë ka qenë përgjegjëse për ekipin e femrave. Kishim vështirësi të ndryshme, duke nisur nga sigurimi i mjeteve financiare. Na mungonin edhe gjërat elementare për zhvillimin e basketbollit femëror. Me gjithë vështirësitë nuk jam dorëzuar për të arritur suksese. Jam i lumtur për të arriturat e mia", ka thënë Shatri... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)