Sport

Ruben Nevesi me supergol ndaj Evertonit

Wolvesi e ka nisur me barazim rikthimin në Premier Ligë.

Në shtëpi Wolves ndali ekipin nga qyteti i Liverpoolit, Evertonin, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Në këtë takim shkëlqeu Ruben Neves, që i shënoi një supergol Evertonit nga gjuajtja e lirë në minutën e 44, kurse bëri edhe një asistim të bukur për Jimenezin në minutën e 80.

Për mysafirët dy golat i shënoi Richarlison.