Bonucci synon që vërshëllimat t'i kthejë në duartrokitje

Bonucci synon që vërshëllimat t'i kthejë në duartrokitje

11 gusht 2018 09:04

Leonardo Bonucci e di se do ta ketë një periudhë të vështirë te Juventusi, pasi do të vërshëllehet nga tifozët, por qendërmbrojtësi është i vendosur që të gjitha vërshëllimat t'i kthejë në duartrokitje me punë dhe paraqitje të mira. Kështu ka thënë Bonucci të premten kur u prezantua te Juventusi.

Bonucci është kthyer te Juventusi një vit pasi e kaloi te Milani. 31-vjeçari nuk është mirëpritur në Torino, për shkak se edicionin e shkuar festoi golin që e shënoi kundër Juventusit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai konsiderohet ende tradhtar te Juventusi për shkak të mënyrës se si u largua verën e shkuar për t'iu bashkuar Milanit për 42 milionë euro. Tifozët juventinë ende nuk ia kanë falur Bonuccit, të cilin e pritën me vërshëllima kur u kthye nga Milani. Ai u shkëmbye me Mattia Caldaran që iu bashkua Milanit, kurse me Juventusin firmosi kontratë deri në vitin 2023.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme