Sport

Peja jep shenja jete, premtohet kthim i fuqishëm i saj

Peja do të vazhdojë të garojë në Superligën e Kosovës në basketboll. Dhe do të vazhdojë fuqishëm, si një prej klubeve më të mëdha në vend. Periudha më e vështirë e klubit pejan po shkon drejt fundit. Të premten Peja është paraqitur për të garuar në Superligë, ndërsa tashmë ka nisur negociatat me Gjykatën e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) të FIBA-s dhe me ish-lojtarët për të kryer borxhet.

Nga BAT-i dhe nga FIBA ka pasur mirëkuptim për përpjekjet e klubit pejan, dhe kjo ka ngjallur optimizëm të madh në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë, e premtja ishte afati i fundit për paraqitje të ekipeve për të garuar në edicionin e ri. Nga FBK-ja kanë njoftuar se janë paraqitur të gjitha ekipet, pra edhe Peja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)