Modriq mbetet te mbretërit

Modriq mbetet te mbretërit

11 gusht 2018 08:21

Mbaron telenovela Modriq.

Edhe pse zërat ishin të shumtë se ai do transferohej në Seria A tek inter, kjo gjë duket shumë e largët.

Modriq vazhdon stërvitjen me Real Madrid dhe nuk interesohet aspak për këtë zhurmë të krijuar rreth tij.

Një foto e postuar në llogarinë e ekipit spanjoll e tregon më së miri këtë.

Real Madridi e ka lënë jashtë synimin e Interit, Luka Modriqin, në rrjetet sociale.

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi bëri që madrilenët ta ndërronin fotografinë në “Twitter”, por klubi vendosi të shkojë me Gareth Balein, Benzeman, Sergio Ramosin, Marcelon dhe Toni Kroosin, pa kroatin. “AS” raporton se mungesa e kroatit është alarm pas spekulimeve se ai do të kalojë te Interi, edhe pse ai më pas u fotografua me fanellën e tretë të “Los Blancos”, në Instagram.

32-vjeçari iu kthye stërvitjeve me klubin të mërkurën, mirëpo e përditshmja spanjolle shkruan se ai ka marrë ofertë të rëndësishme nga “Nerazzurrët”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme