Suso largohet nga Milani, Roma bëhet gati ta transferojë

Suso largohet nga Milani, Roma bëhet gati ta transferojë

10 gusht 2018 21:55

Roma është në kërkim të një mesfushori, pasi dështoi të transferonte Malcomin që zgjodhi Barcelonën.

Dëshira e drejtuesve të Romës, është anësori i Milanit, Suso.

Sipas “Sky Sports”, kryeqytetasit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.

Klubet po tentojnë të arrijnë marrëveshje për transferimin e spanjollit, derisa lojtari i ka thënë po kalimit te Roma.

Suso sezonin që lamë pas me Milanin, në 35 ndeshje të zhvilluara shënoi gjashtë gola dhe 10 asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme