Simeone nuk e sheh tash për tash largimin nga Atletico

Simeone nuk e sheh tash për tash largimin nga Atletico

10 gusht 2018 20:46

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madridi.

Trajneri argjentinas ka bërë të ditur, se është i lumtur te Atletico, duke mos e përjashtuar mundësinë që një ditë, të drejtojë ndonjë skuadër tjetër.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madridi, vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.

48-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme