Mourinho i dëshpëruar - paralajmëron Manchesterin

Mourinho i dëshpëruar - paralajmëron Manchesterin

10 gusht 2018 20:22

Manchester United ka dështuar të transferojë një mbrojtës, përkundër dëshirës së madhe të trajnerit, Jose Mourinho.

“Djajtë e Kuq” në momentet e fundit dështuan të transferonin, edhe mbrojtësin Diego Godin nga Atletico Madridi, që refuzoi ofertën e anglezëve.

“Do të shohim se cilat janë skuadrat favorite për të fituar Premierligën këtë sezon. Për momentin, fjalët nuk janë të rëndësishme, ne do të luajmë futboll dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij viti. Ne nuk kemi shumë zgjidhje por do ta nisim me gjithçka që kemi”, u shpreh Mourinho.

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme