Krasniqi fiton të bronztën në Budapest

Krasniqi fiton të bronztën në Budapest

10 gusht 2018 16:26

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të Budapestit.

Krasniqi të premten në kategorinë deri në 48 kilogramë e mposhti me wazzari belgen Anne Sophie Jura.

Për Kosovën kjo është medalja e parë në këtë turne.

Të premten krahas Krasniqit, Kosovën e ka përfaqësuar edhe Fjolla Kelmendi që u eliminua në meçin e parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme