Operohet me sukses portieri Bledar Hajdini

Operohet me sukses portieri Bledar Hajdini

10 gusht 2018 14:32

Është operuar gjatë ditës së sotme portieri i KF Llapi, Bledar Hajdini i cili e kreu me sukses ndërhyrjen kirurgjike në gjurin e tij, bën të ditur klubi kosovar përmes faqes zyrtare.

"Operimi ka shkuar me sukses dhe brenda disa javësh Bledari pritet të rikthehet në fushat e blerta", deklaroi për faqen zyrtare të klubit Arianit Krasniqi, fizioterapeuti i klubit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme