Reali afër transferimit të Alcantaras

Reali afër transferimit të Alcantaras

10 gusht 2018 14:06

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara mund të kthehet përsëri në La Liga.

Sipas raportimeve të Onda Cero, Reali tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll i cili aktualisht është pjesë e Bayern Munichut.

Ish-futbollisti i Barcelonës pëlqehet shumë nga trajneri Julen Lopetegui, pasi që të dy kanë punuar bashkë në kombëtaren e Spanjës, transmeton kp. 

Reali është që të paguajë shifrën prej 50 milionë eurosh në mënyrë që Tiago të transferohet në Bernabeu.

Në rast të transferimit të Alcantaras, madrilenët mund të heqin dorë nga Luka Modriq i cili kërkohet me ngulm nga Interi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme