Klubi spanjoll ofron 20 milionë euro për Andre Silvan

Klubi spanjoll ofron 20 milionë euro për Andre Silvan

10 gusht 2018 13:26

Sulmuesi portugez, Andre Silva ka pasur një vit për t’u harruar me skuadrën e Milanit.

Pas Nikola Kaliniqit, Milani po mendon ta shesë edhe Andre Silvan.

Portugezi që u transferua me shumë bujë një vit më parë te rossonerët për 40 milionë euro nga Porto, nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij.

Te Milani nuk duan të presin më dhe kanë vendosur ta shesin ndoshta edhe për gjysmë çmimi më pak sesa që e kishin blerë sezonin e shkuar, transmeton kp. 

Marca shkruan që Sevilla ka ofruar 20 milionë euro për reprezentuesin portugez, ofertë kjo që është duke u shqyrtuar nga drejtuesit e Milanit.

Madje raportohet se Milani tashmë ka hequr nga dyqanet e veta zyrtare fanellën me numrin 69 të Silvas, gjë që konfirmon më shumë raportimet për largimin e tij nga Italia.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme