Lyon, klubi i kampioneve

Lyon, klubi i kampioneve

10 gusht 2018 13:25

Historia e futbollit ka treguar herë pas here se skuadrat më të mira nuk mund të mburren se kanë lojtarët më të mirë.

E njëjta vlen edhe për skuadrat që kanë lojtarët më të mirë dhe më të talentuar. As ato nuk kanë garanci për të qenë më të mirat. Shembulli më i mirë për këtë është në futbollin e femrave, ku Olympique Lyoni ka qenë një nga ekipet më të mira në botë për më shumë se dhjetë vjet.

Mirëpo, asnjëra prej lojtareve të ekipit francez nuk e ka fituar çmimin për futbollisten më të mirë të vitit në botë, që e ndan FIFA, përcjell Koha Ditore shkrimin e FIFA-së.

Gjithë kjo histori mund të ndryshojë këtë vit, pasi plot gjashtë futbolliste të Lyonit janë në mesin e dhjetë të nominuarave për çmimin e këtij viti. Lyoni është njëra prej skuadrave më dominuese në futbollin e femrave.

Skuadrës së Lyonit mund t'i falet që në edicionin 2017/18 u fut më pak e motivuar se zakonisht, por prapë i fitoi të gjitha...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme