Sport

PSG-ja kthehet nga Kina për tifozë dhe fonde

Pas tre turneve parasezonalë në SHBA, ekipi nga Ligue 1, Paris Saint-Germain është kthyer nga Azia për të kërkuar tifozë të rinj dhe për të finalizuar marrëveshje biznesore në prag të edicionit të ri.

Sipas zyrtarëve të PSG-së, Kina është treg me potencial shumë të madh dhe për këtë arsye ky shtet është vizituar dhe do të vazhdojë të vizitohet edhe verën tjetër. Pos Kinës, gjatë vizitës dyjavore PSG-ja ka vizituar edhe Singaporin, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Baza e tifozëve të PSG-së në Azi është rritur derisa në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po rritet edhe profili i lojtarëve të ekipit, Kylian Mbappe e Neymar. Neymar e Mbappe janë lojtarët më të shtrenjtë në botë dhe simbol i kampionit në fuqi të Francës.

Duke shfrytëzuar rritjen e popullaritetit në Azi, PSG-ja turneun aziatik e shfrytëzoi për të hapur edhe një zyrë të përhershme në Singapor....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)