Sport

Afati kalimtar në Premier League mbyllet pa ndonjë “bombë”

Tottenhami është ekipi i vetëm në Premier League që mbylli afatin kalimtar të verës pa asnjë përforcim. Afati kalimtar në Premier League u mbyll të enjten pasdite, kurse Tottenhami nuk bëri as shitje e as blerje.

Kjo është hera e parë që afati kalimtar në Premier League mbyllet para nisjes së sezonit, pasi kështu kishin kërkuar vet klubet, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Sezoni nis të premten (sot), derisa dita e fundit e afatit kalimtar shkoi pa ndonjë transferim "bombë". Në fakt, as gjatë ditëve të shkuara nuk kishte transferime të emrave të mëdhenj. Në ligat tjera evropiane, afati kalimtar do të zgjasë deri në fund të muajit.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është i kënaqur, pasi do të ketë ekipin e njëjtë që sezonin e shkuar përfundoi i katërti....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)