Hadërgjonaj kërkon rezultat pozitiv ndaj Chelseat

Hadërgjonaj kërkon rezultat pozitiv ndaj Chelseat

10 gusht 2018 09:12

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, me padurim pret fillimin e edicionit të ri në Premier League, i cili do të nisë të sot.

Skuadra e Huddersfieldit ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi kundër Chelseat të shtunën (16:00), përcjell Koha Ditore.

"Me padurim pres fillimin e edicionit dhe përballjen me Chelseat. Duhet të jemi të koncentruar dhe të nisim edicionin me rezultat pozitiv. Nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Chelsean, por do ta kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë", është shprehur Hadërgjonaj.

24-vjeçari edicionin e shkuar pati 23 paraqitje në Premier League dhe një asistim. Ai ka kontratë me Huddersfieldin deri në vitin 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme