Sport

Xhudistet testojnë formën para Botërorit

Descriptive Text

Ndonëse pa tre garuesit kryesorë, Kosova synon medalje në garën e ardhshme të nivelit të lartë në xhudo, atë Grand Prix në Budapest të Hungarisë.

Turneu në Budapest nis të premten (sot), ndërsa Kosovën e përfaqësojnë Distria Krasniqi, Fjolla Kelmendi dhe Loriana Kuka. Distria e Fjolla garojnë në kategorinë deri 48 kilogramë, të premten (sot). Ndërkohë Loriana në kategorinë deri 78 kilogramë garon të dielën, shkruan Koha Ditore.

Garat e nivelit Grand Prix vlerësohen me peshë në xhudo, aq më tepër në kohën kur kanë nisur kualifikimet për Lojërat Olimpike dhe pikët e fituara nëpër gara kanë fituar në rëndësi.

Gara në Budapest po ashtu shërben si pjesë e përgatitjeve për botërorin e xhudos që mbahet prej 20 deri më 27 shtator në Baku të Azerbajxhanit.

Në Budapest garojnë plot 578 xhudistë nga 86 vende të ndryshme....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)